Partizani me dy mungesa

Futboll

Partizani me dy mungesa

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:25
Partizani me dy mungesa,

Partizani me dy mungesa, te Skënderbeu ka një dilemë. 

Partizani do të ketë dy mungesa në sfidën ndaj Skënderbeut. “Demat” e kuq duhet të bëjnë pa shërbimet e mbrojtësit Hektor Idrizajt, që ka plotësuar numrin e kartonëve.

Në vend të tij, pritet titullar braziliani Melo. Ndërsa Lukas Kardozo, nuk është grumbulluar për transfertën në Korçë, pasi nuk është paraqitur në stërvitje. 26-vjeçari kërkon largimin nga klubi.

Për sa i përket formacionit të Skënderbeut, vetëm një dilemë ka për krahun e majtë të mbrojtjes, nëse do luajë Vangjeli, apo afrimi i merkatos, Vangjel Zguro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat