Veprimi fantastik që Barcelona bëri për lojtarët e Prishtinës

Futboll

Veprimi fantastik që Barcelona bëri për lojtarët e Prishtinës

Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:34
Veprimi fantastik që Barcelona bëri për lojtarët e Prishtinës

Prishtina luajti mbrëmë përball Barcelonës.

Pavarësisht humbjes, Prishtina luajti mjaftë mirë duke marrë parasysh që po duelonte me kampionin evropian të futsalli.

Katalanasit kanë respektuar në maksimum lojtarët nga Kosova, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Ata madje kanë hapur edhe dyçanin e klubit vetëm për skuadrën e Prishtinës.

Kujtojmë, se për shkak të Covid-19, dyçani i FC Barcelonës ka qenë i mbyllur tani e disa kohë me porositë që janë kryer vetëm online, shkruan Olle.

Futbollistët dhe stafi përcjellës i skuadrës e shfrytëzuan rastin për të vizituar dyçanin dhe për të blerë dhurata të këndshme nga Barcelona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat