Kulmon me derbin Partizani-Tirana

Futboll

Kulmon me derbin Partizani-Tirana

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:32
Kulmon me derbin Partizani-Tirana

Java e 15-të e Kategorisë Superiore, do të rikthehet ditën e mërkurë, ku janë planifikuar të zhvillohen 4 sfidat. Këto takime do të startojnë të gjitha duke filluar nga orën 13:45.

Kryesuesit e Vllaznisë do të jenë mysafirë në Ballsh ndaj Bylisit, ndërkohë që Kukësi do të tentojë të rikthehet te rezultatet pozitive përballë Apolonisë në transfertë. Takime interesante pritet të jenë dhe ato mes Laçit dhe Skënderbeut dhe Kastrioti-Teuta.

Java e 15-të do të kulojmë me derbin e kryeqytetit që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.

E Mërkurë

KASTRIOTI-TEUTA ORA 13:45

LAÇI-SKËNDERBEU ORA 13:45

APOLONIA-KUKËSI ORA 13:45

BYLIS-VLLAZNIA ORA 13:45

E ENJTE

PARTIZANI-TIRANA ORA 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat