Trajneri Ahmataj i dhuroi një pjesë loje 16-vjeçarit

Futboll

Trajneri Ahmataj i dhuroi një pjesë loje 16-vjeçarit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:00
Trajneri Ahmataj i dhuroi një pjesë loje 16-vjeçarit

Klubet e këtij sezoni në Kategorinë Superiore janë duke iu besuar shumë të rinjve dhe këtë e fakton edhe statistika e para disa ditëve nga “WyScout”, e cila e rendiste kampionatin tonë elitar në vendin e shtatë, mes 73 kampionateve në botë për moshën mesatare më të ulët (24.99 vjeç).

Një nga skuadrat që i beson një pjesë të konsiderueshme në formacionin titullar të rinjve është edhe Skënderbeu. Trajneri Julian Ahmataj i ka dhënë besim emrave si Dajsinani, Taipi, Mara apo Pusi. Ndërkohë, në merkato janë shtuar edhe të rinj të tjerë si Bajrami, Sadriu apo Abei.

Por, në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit, bëri përshtypje aktivizimi i një 16-vjeçari për 45 minutat e pjesës së dytë. Fjala është për Redi Kacanolli, një djalosh fierak me shumë pritshmëri për të ardhmen. Futbollisti i cili luan si sulmues është federuar me korçarët vetëm një ditë para sfidës me të kuqtë, megjithatë ai ka pasur kohën më parë në dispozicion për të bindur trajnerin e bardhekuqve.

Shpresat janë që Kacanolli të fitojë edhe më shumë minuta në vazhdimësi e të tregojë potencialin e tij, edhe pse në një moshë fare të re, ku më e rëndësishmja është të mësojë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat