Makina e djegur, zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari italian

Futboll

Makina e djegur, zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari italian

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:28
Makina e djegur, zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari italian

Ish-arbitri italian, Davide Pekoreli është zhdukur prej 10 ditësh në territorin e Shqipërisë. Biznesmeni italian 45-vjeçar, i cili kishte marrë me qera një automjet “Skoda”, është zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas medias italiane “La Nazione”, automjeti është gjetur i djegur në zonën e Gjegjanit (Pukë), ndërsa brenda makinës janë gjetur disa materiale, për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore, shkruan panoramasport.

Davide Pekoreli, i cili zotëron një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. Përveç hotelerisë, ish-arbitri investon dhe në parukeri, ku ka hapur disa të tilla në Milano. Madje, Davide Pekoreli ka investuar dhe në Shqipëri prej një viti si dhe kishte një fëmijë me një shqiptare.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë të dhëna të plota për Pekorelin, ndërsa ngjarja po hetohet në vazhdim. Policia ka njoftuar familjarët e tij duke kërkuar të dhëna plotësuese.

Sipas informacioneve, ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar. Më pas udhëtoi me një automjet tip “Skoda” të marrë me qera. Më tej, vendodhja dhe fati i tij mbeten akoma mister.

Davide Pekoreli (qendër) gjatë kohës kur arbitronte në Serinë C të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat