Reprezentuesi i Kosovës, befasohet nga KF Arbëria

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, befasohet nga KF Arbëria

Nga: K.G. Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:58
Reprezentuesi i Kosovës, befasohet nga KF Arbëria

Klubi i futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe, sot zhvilloi miqësore me ekipin Akhmat Grozny, që garon në Kampionatin e Rusisë. 

Skuadra e elitës së futbollit të Kosovës, pëson humbje me rezultat 3:1, në takimin që u zhvillua në Antalya. 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, që luan për Akhmat, është befasuar nga drejtuesit e Arbërisë. 

“Faleminderit Presidentit të klubit Arbëria, Jahir Krasniqi, si dhe trajnerit Arbnor Morina për respektin që treguan ndaj meje.

Andaj unë përzemërsisht ju dëshiroj shëndet e shumë suksese në vazhdimësi”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.  
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat