Erdogan hakmerret ndaj ish-futbollistit nga Kosova, i arreston babanë

Futboll

Erdogan hakmerret ndaj ish-futbollistit nga Kosova, i arreston babanë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:09
Erdogan hakmerret ndaj ish-futbollistit nga Kosova, i arreston babanë

Babai i legjendës turke të futbollit, Hakan Shukur me prejardhje shqiptare, është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg.

Vendimi u dha nga gjykata e Sakaryas, disa vite pasi i biri i tij, u largua nga partia e Presidentit Erdogan ku ishte deputet duke u larguar për në SHBA pas fillimit të përndjekjes së ndjekësve të mendimtarit turk Fethullar Gylen.

Shukur me prejardhje është nga Prishtina, ishte një ndër figurat e rëndësishme që Erdogan i kishte kërkuar të kandidonte për partinë e tij. Pasi e refuzoi disa herë kërkesën e Erdoganit duke thënë se ishte futbollist dhe jo politikan, Sukur pranoi të kandidonte në Stamboll duke fituar vota maksimale.

Shukur u largua nga partia e Erdoganit pasi kundërshtoi përndjekjen e ndjekësve të Gylenit nga qeveria e Erdoganit. Pasi Shukur u largua për në SHBA, policia turke arrestoi babanë e tij me akuzën e mbështetjes së gylenistëve duke i dhënë së fundmi një dënim prej 3.5 vite burg.

Arrestimi i tij u konsiderua gjerësisht si një hakmarrje ndaj të birit Hakan Shukur. Një fat të ngjashëm kanë pasur edhe prindërit e yllit të NBA-së, Enes Kanter, i cili gjithashtu jeton në SHBA dhe kundërshton qeverinë e Erdoganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat