Muriqi kthehet te Fenerbahce, 6 muaj huazim!?

Futboll

Muriqi kthehet te Fenerbahce, 6 muaj huazim!?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:23
Muriqi kthehet te Fenerbahce, 6 muaj huazim!?

Dje, fjalët e pronarit të Fenerbahce, Ali Koc, mohonin negociatat me Lazio për kthimin e Vedat Muriqit. Por, sinjalet e fundit nga numri një i klubit të Stambollit lënë hapur shtigje të tilla: “Nëse djali do të donte të kthehej në Turqi, atëherë ne do të ishim pretendentët e parë…” Portali “Hurriyet” flet për një huazim të mundshëm 6-mujor të bomberit kosovar. Ky variant do të nënkuptonte pagesën përgjysmë të pagës së

Lojtarit gjatë periudhës së huazimit. Pastaj, në qershor, kthimi i Muriqit në kryeqytet. Këtë skenar e përflasin në Turqi, të paktën. Një opsion që mund t’i vijë në ndihmë të lojtarit të Kosovës, i cili midis dëmtimeve dhe Covid-19 ka luftuar shumë të përshtatet me bardhekaltrit. Ai mbetet ende në kërkim të golit të parë me Lazio, por koha nuk pret, sepse Lotito bëri një investim të rëndësishëm për të: rreth 20 milionë euro.

Me siguri, Vedat la një pjesë të zemrës së tij te Fenerbahce. “I përjetësuar” nga gruaja e tij në Instagram, Muriqi ndoqi kthimin e Ozil në klubin e Stambollit nga shtëpia e tij në Olgiata.

Por, për momentin është i përqendruar te Lazio. Në Kupën e Italisë mund të luajë titullar dhe ndoshta zhbllokohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat