Manchester United do të mundohet të marrë përsëri kreun

Futboll

Manchester United do të mundohet të marrë përsëri kreun

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:44
Manchester United do të mundohet të marrë përsëri kreun

Manchester United do të mundohet të marrë përsëri kreun e Premierligës në ndeshjen e sotme ndaj Fulham, e cila fillon në ora 21:15.

Gara për titullin e Premierligës vetëm sa po shkon duke u bërë më interesant, ku për momentin Leicester City janë të parët me 38 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjeve.

Pas tyre janë Djajtë e Kuq me 37 pikë dhe një ndeshje më pak. Ata gjithashtu janë njëri ndër klubet më në formë në Premierligë.

Në anën tjetër, Fulham po mundohet që të largohet nga zona e kuqe.

Formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme janë:

Fulham: Areola; Tete, Aina, Andersen, Adarabioyo, Bryan; Loftus-Cheek, Reed, Anguissa, Lookman; Cavaleiro

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Telles; Matic, Pogba; Greenwood, Fernandes, Rashford; Cavani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat