​De Bruyne i frustruar me City

Futboll

​De Bruyne i frustruar me City

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:23
​De Bruyne i frustruar me City

Kërkesa e belgut për pagë më të lartë, si duket po shkakton probleme te kampi i Manchesterit.

Kevin De Bruyne spekulohet se është i frustruar që Manchester City i ka ofruar një kontratë të re, por me një pagë më të vogël se ajo aktuale të cilën e merr belgu, raporton “The Athletic”.

Mesfushori e ka bërë të ditur këtë gjë pas spekulimeve të shumta që City është duke u bërë gati për transferimin e yllit të Barcelonës Lionel Messi, ku ky i fundit do të kërkojë një pagë tejet të lartë, dhe për këtë arsye gjiganti anglez po kërkon fonde.

Sidoqoftë, burime nga kampi i Pep Guardiolas theksojnë që për të mbajtur harmoninë në skuadër, krerët e Manchester City do t’i përmbushin kërkesat e De Bruynes, duke thënë që transferimi i mundshëm i Messit nuk do të ndikojë në financat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat