Xhemaili tregon pse u largua nga Kina

Futboll

Xhemaili tregon pse u largua nga Kina

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:51
Xhemaili tregon pse u largua nga Kina

Blerim Xhemaili ishte transferuar në Kinë te skuadra e Shenzhen FC, dhe ishte pikërisht pandemia që bëri të largohej menjëherë nga aty.

Covid-19 ka origjinën nga Kina – në këtë pjesë të shtetit ishin rastet e para gjatë vitit të kaluar dhe pikërisht gjatë atij viti, Blerim Xhemaili ishte transferuar në Shenzhen.

Ai nuk bëri asnjë paraqitje me këtë skuadër sepse ishte koha kur ‘shpërtheu’ pandemia dhe e gjithë bota u mbyllë.

“Ndihesha shumë mirë në Kinë, por doja të kthehesha. Dallimet kuluturore janë të mëdha, por për shkak të koronavirusit unë lashë Kinën dhe erdha në Zvicër. Nuk arrija t’i shihja familjen time për tetë muaj. Kjo është arsyeja pse unë mora vendimin për t’u rikthyer në shtëpi”, ka thënë Xhemaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat