Ronaldo bëhet personi i parë që ka 500 milionë ndjekës në rrjetet sociale

Futboll

Ronaldo bëhet personi i parë që ka 500 milionë ndjekës në rrjetet sociale

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:06
Ronaldo bëhet personi i parë që ka 500 milionë ndjekës në rrjetet sociale

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që grumbulloi 500 milionë ndjekës nëpër rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter.

Superylli i Juventusit është bërë një ikonë globale dhe është padyshim një nga yjet më të famshëm të futbollit ndonjëherë.

Për “BR Football”, Ronaldo ka arritur rekordin para askujt tjetër në të gjithë botën.

Instagram mendohet të ketë rreth 1 miliard përdorues që do të thotë se rreth 15 përqind e përdoruesve po e ndjekin pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Krahasuar me rivalin Lionel Messi , Ronaldo ka 78 milionë ndjekës më shumë në Instagram ndërsa Messi nuk ka një llogari personale në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat