Prishtina – Drenica, ndeshje interesante sot në Superligë| Këto janë statistikat në ndeshje zyrtare

Futboll

Prishtina – Drenica, ndeshje interesante sot në Superligë| Këto janë statistikat në ndeshje zyrtare

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 09:55
Prishtina

Sot fillon sitnori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Tri ndeshje shumë interesante janë në program për ditën e sotme.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në kryeqytet atje ku Prishtina dhe Drenica do të përballen me fillim nga ora 13:00.

Prishtina synon fitore për ta vazhduar rrugën drejt kreut, kurse Drenica pas ndryshimeve të mëdha në skuadër shpreson në rezultat pozitiv për t’i ikur pozitës së parafundit.

Drenica tradicionalisht ka qenë kundërshtari i papërshtatshëm për skuadrën nga kryeqyteti.

Sot të jetë edhe dueli i 60-të mes këtyre dy skuadrave. Prishtina ka fituar 31 ndeshje deri më tani, 11 ndeshje kanë përfunduar baras, kurse Drenica ka fituar 17 prej tyre.

Nga 59 përballje zyrtare deri më tani, Prishtina ka goldallim më të mirë pozitiv, +37, 90-53.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat