Batatina: Në një fushë të rënduar dhe nën kushtet e acarta atmosferike, ju treguat karakter 

Futboll

Batatina: Në një fushë të rënduar dhe nën kushtet e acarta atmosferike, ju treguat karakter 

Nga: K.G. Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:40
Batatina: Në një fushë të rënduar dhe nën kushtet e acarta atmosferike, ju treguat karakter 

Trajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, ka fjalë miradije për futbollistët e tij dhe i motivon për sfidat e ardhshme.  

“Bravo djema! 

Vetëm me këtë angazhim dhe këso paraqitje mbrohen denjësisht ngjyrat e klubit.

Në një fushë të rënduar dhe nën kushtet e acarta atmosferike, ju treguat karakter dhe paraqitje fantastike. Vazhdojmë kështu, humbja nuk ka rëndësi, sot ka rëndësi që shpëtuam pa ndonjë lëndim eventual.

Rezultatet pozitive padyshim që do vinë në ndeshjet e ardhshme! Forca Llapi”, ka shkruar Batatina. Llapi dje mposhtet me rezultat 1:0 nga Drita në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat