Real - Barcelona, derbi i madh

Futboll

Real - Barcelona, derbi i madh

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:19
Real - Barcelona, derbi i madh

Ndonëse do të luhet në impinatin e qendrës stërvitore të Realit të Madridit, dueli në “Alfredo di Stefano”, nuk ka sesi të mos jetë spektakolar duke parë ato që do të zbresin në fushë. Sigurisht, pas largimit të Kristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit kjo ndeshje e ka humbur disi shkëlqimin, duke njohur rivalitetin madhështor mes portugezit dhe Lionel Mesit, por gjithsesi në radhët e Realit sivjet është një Karim Benzema në superformë, i cili premton luftë.

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja numër 182 e vlefshme për kampionatin spanjoll mes këtyre dy skuadrave, ku bilanci sheh në avantazh Realin me 74 fitore, Barcelonën me 72, ndërsa barazimet janë 35, me një golavarazh prej 291 golash madrilenë dhe 289 të katalanasve. Ndërkohë, disa statistika të tjera pikante të duelit janë si më poshtë:

* Reali i Madridit ka fituar dy “El Clasico”-t e fundit kundër Barçës. Një fitore e tretë radhazi nuk ndodh që prej vitit 1978 (43 vite më parë). Ndërkohë, pas suksesit 3-1 në Katalunjë, Reali nuk i fiton të dyja duelet e të njëjtit kampionat që prej sezonit 2007-2008.

* Barcelona kundërpërgjigjet me ashpërsinë në transfertë, duke qenë se larg “Kamp Nout” ka fituar 5 nga 7 klasiket e fundit (plus 2 humbje). Gjithsesi, Reali ka një vrull fantastik së fundmi, duke qenë se në 19 ndeshjet e fundit numëron 14 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje.

* Barcelona udhëton në Madrid pasi ka fituar 9 transferta radhazi në kampionat. Nëse mposht sot Realin, Mesi me shokë do të barazonin rekordin e janarit 2011 nën drejtimin e Guardiolës ose janarin e 2013-ës me Tito Vilanovën, periudha nga të cilat mungojnë 10 fitoret në transfertë.

* Karim Benzema ka shënuar të paktën një gol në 6 ndeshjet e fundit në La Liga, për një total prej 8 realizimesh. Nëse francezi arrin të lërë shenjën e tij edhe sot do të bëhet lojtari i katërt në historinë e Realit që arrin të shënojë në 7 apo më shumë ndeshje radhazi, pas Van Nistelroit (2007), Ronaldos (katër herë) dhe Bejlit (2018).

* Lionel Mesi është kryegolashënuesi i klasikes me 18 gola në kampionat, ose me 26 gola në total nëse llogarisim të gjitha kompeticionet. Shkurt, sfida e sotme nuk duket humbur!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat