Barcelona - Atletico Madrid, ky është rezultati përfundimtar 

Futboll

Barcelona - Atletico Madrid, ky është rezultati përfundimtar 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2021 Në ora: 18:09
Pamje nga ndeshja Barcelona - Atletico Madrid, Messi në veprim

Derbi i madh mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, përfundoi në paqe, me rezultat 0:0. 

Në ndeshjen që u luajt në “Camp Nou”, sulmuesit nuk e kishin ditën e tyre.

Luis Suarez me Atleticon dhe Lionel Messi e Antoine Griezmann me Barcelonën, luftuan deri në fund, por asnjëra palë nuk arriti golin e fitores. 

Pas javës së 35-të, Atletico Madridi kryeson me 77 pikë, ka dy më shumë se Barcelona dhe Reali është në pozitën e tretë me 74 sosh por ka një takim me pak të luajtur.

Në javën e 36-të, Barcelona luan në konak të Levantes së futbollisti shqiptar Enis Bardhi dhe Atletico Madridi do ta ndeshet me Sociedadin e Adnan Januzajt. 

Real Madridi nesër (21.00) takohet me Sevillën, ndërsa në javën e 36-të luan në konak të Granadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat