Reali ka alergji nga topi

Futboll

Reali ka alergji nga topi

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:55
Reali ka alergji nga topi

Reali i Madridit e mbajti topin 67.6% në ndeshjen gjysmëfinale të kthimit kundër Çelsit, por ndeshjen e fituan blutë e Londrës dhe zotërimi i topit nga spanjollët ishte një e dhënë që nuk shërbeu aspak. Problemi ishte që ekipi i Zidanit dha vetëm 46 pasime në 1/3-ën e fushës kundërshtare dhe kjo ishte statistika më e ulët e gjithë sezonit. Në “Stamford Bridge”, madrilenët tentuan 7 goditje, çka përkthehet në ndeshjen e tretë më të dobët të sezonit.

Çelsi me gjysmën e zotërimit të topit dhe me 10% më pak saktësi në pasime arriti që të godiste më shumë 15 herë dhe të shënonte dy gola. Reali rikuperoi më pak topa sesa Çelsi.

Këta të fundit e detyruan Realin që ta zotëronte topin në mesfushën e tij, 88 aksione. Çelsi nga ana tjetër bëri vetëm 49 aksione në gjysmëfushën e tij, por zotërimi i topit me shumicë është diçka që nuk i pëlqen Realit. Nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet që e ka mbajtur topin më shumë se 70%. Humbi kundër Kadizit, Alkojanos, Atletikos së Bilbaos në Superkupë dhe barazoi me Osasunën.

Në 10 ndeshjet me zotërimin e topit më të lartë ka edhe barazime kundër Sociedadit dhe Elçes. Qarkullimi i topit steril dhe mungesa e dinamizmit apo shpejtësisë kanë sjellë këto rezultate negative për skuadrën e Zinedin Zidanit. Reali ka marrë rezultate pozitive në 7 nga 8 ndeshje ku topi ka qenë “pronë e të tjerëve”.

Fitoi kundër Barcelonës me 31% mbajtje topi dhe ndaj Sevijes me 36%. Edhe dy ndeshjet kundër Seltës dhe në sfidën e kthimit me Barcelonën, rivali e ka mbajtur topin më shumë. Humbja e vetme pa “top” ka qenë ajo kundër Levantes, por luajti me 1 lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Militaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat