Milani do ta aktivizojë klauzolën e Tomorit

Futboll

Milani do ta aktivizojë klauzolën e Tomorit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 08:17
Fikayo Tomroin

Milani duket se ka vendosur përfundimisht të transferojë Fikayo Tomroin nga Chelsea.

Skuadra italiane është tejet e kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit anglez dhe duan ta transferojnë në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Milani është duke u përgatitur që të aktivizojë klauzolën e Tomorit.

Ajo është rreth 28.5 milionë euro dhe Chelsea nuk mund të ndalojë largimin e lojtarit nga Stamford Bridge.

Marrëveshja mes të dyja klubeve është që Milani ka të drejtë të blejë kartonin e lojtarit, nëse arrin të paguajë klauzolën e tij.

Andaj, Rossonerët janë të gatshëm që të ofrojnë shumën që ka kërkuar Chelsea, për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat