Finalja e Kupës së Kosovës, Llapi premton premia të mëdha për futbollistët

Futboll

Finalja e Kupës së Kosovës, Llapi premton premia të mëdha për futbollistët

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:33
Llapi

Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, për sezonin 2020/21.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dukagjini vjen në finale pasi eliminoi Istogun, ndërsa Llapi fitoi me dy takime ndaj Prishtinës.

Ky trofe luan rol të madh, pasi do ta përcaktojë skuadrën e dytë se cila do të luajë në Evropë.

Presidenti i skuadrës së Llapit, Beqir Batatina ka folur në lidhje me premiat që do t’i marrin futbollistët e skuadrës së tij nëse do ta fitojnë Kupën e Kosovës.

“Premia do të ketë, nesër me kryesinë kemi mbledhje dhe do të vendosim se sa do t’i marrin lojtarët. Do të jetë një shifër goxha e madhe” tha Batatina.

Kujtojmë që skuadra e Llapit është e licencuar për Evropë dhe nëse triumfon nesër do ta përfaqësojë Kosovën në arenën evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat