Chelsea pa dy lojtarë për ndeshjen ndaj Arsenalit

Futboll

Chelsea pa dy lojtarë për ndeshjen ndaj Arsenalit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 08:31
Chelsea

Chelsea do të jetë pa dy lojtarë për ndeshjen e Premier League kundër Arsenalit të mërkurën në mbrëmje.

Blutë kanë qenë pa Mateo Kovacic për tetë ndeshjet e kaluara, pasi ky i fundit kishte pësuar një dëmtim në muskuj.

Ndërkohë, Andreas Christensen pësoi një dëmtim të tij në kofshën kundër Manchester City dhe ai pritet të mungojë sot.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Thomas Tuchel tha se dyshja mund të kthehen në kohë për finalen e Kupës FA kundër Leicester City të shtunën.

Blutë aktualisht janë të katërtit në renditjen e kampionatit me 64 pikë dhe në rrugë të duhur për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat