Partizani dhe Tirana dalin huq në derbi

Futboll

Partizani dhe Tirana dalin huq në derbi

Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:12
Partizani dhe Tirana dalin huq në derbi

Mbyllet pa fitues derbi numër 161-të mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. 

Kjo ishte përballja e fundit e këtij sezonit mes këtyre dy skuadrave. Një barazim pa gola, që më së shumti kënaq rivalët e Teutës, të cilët kanë thelluar diferencën e pikëve në 3, nga të kuqtë e Ilir Dajës.

Për sa i përket ndeshjes, Partizanin, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt e me të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traversën.

Në fragmentin e dytë të lojës, Tirana pati një rast të artë me Seferin, i cili nuk përfitoi pas gabimit të Bardhit. Partizani, nuk u pajtua me barazimit, teksa provoi deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës.

Vlen të theksohet fakti se përballja e ditës së hënë mes Teutës dhe Partizanit, do të shndërrohet në një finale të madhe për titullin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat