Henry shpreson që Mbappe të qëndrojë në PSG

Futboll

Henry shpreson që Mbappe të qëndrojë në PSG

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:56
Kylian Mbappe dhe Henry

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka folur lidhur me situatën momentale të sulmuesit së PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave” dhe do kalimin te Real Madrid, por PSG deri më tani ka refuzuar çdo negociatë.

Për Amazon, Henry tha se shpreson që Mbappe të mbetet te “Parisienët”.

“Nuk e di çfarë do ndodh me Kylian Mbappe, ne mund gjithmonë të spekulojmë dhe të flasim shumë gjëra”.

“Unë çfarë shoh është që ai është ende aty, duke u stërvitur, duke ecur, duke vrapuar dhe krijuar shanse për bashkëlojtarët”.

“Ka shënuar, e di mirë. Është lojtar që gjithashtu e nderon kontratën, nuk është duke bërë asgjë keq, duke u përgjigjur në fushë, pra të jetë i lumtur”.

“Shpresoj që të qëndrojë të PSG, shpresoj që të jetë mirë dhe të shohim çfarë sjellë e ardhmja sepse është normale është që gjërat të ndryshojnë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kanë mbetur vetëm jashtë ditë derisa të mbyllet afati veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat