Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy derbi, vëmendja në kryeqytet

Futboll

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy derbi, vëmendja në kryeqytet

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje mjaft interesante në program, të vlefshme për xhiron e dytë.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli do ta presë Gjilanin e Ismet Munishit.

“Industrialistët” vijnë pas humbjes nga Drita në xhiron e pare, kurse Gjilani barazoi 1:1 me Drenicën.

Ndeshja e tjetër dhe derbi i kësaj xhiroje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina do ta presë Ballkanin.

Dy favoritët për ta fituar titullin e kampionit do t’i masin forcat me njëri-tjetrin pas barazimeve që paten në xhiron e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat