Pak para derbit me Gjilanin, Drita lëshon një njoftim të rëndësishëm

Futboll

Pak para derbit me Gjilanin, Drita lëshon një njoftim të rëndësishëm

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Sot në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës do të zhvillohet edhe derbi i anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak se stadiumi i qytetit të Gjilanit është duke u rinovuar.

Pa orë para fillimit të kësaj sfide, klubi i Dritës ka lëshuar një njoftim ne faqen e tyre në “Facebook” ku ka bërë të ditur se janë shitur brenda pak orësh të gjitha biletat e planifikuara për tifozët e kësaj skuadre, derisa është bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid 19, si mbajtja e maskës, së paku njëra dozë e vaksinës si dhe distancën fizike.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM me rëndësi për tifozët

FC DRITA njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen derbi FC DRITA - SC Gjilani pak minuta pas hapjes së pikës së shitjes.

Të gjithë tifozët të cilët kanë siguruar biletë dhe do të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dyert e stadiumit hapen në ora 13:00 dhe mbyllen në ora 14:30.

FC DRITA kërkon mirëkuptimin tuaj, me shpresë që së shpejti të kthehemi në normalitet dhe numri i tifozëve të jetë i pakufizuar.

VËREJTJE

Respektoni masat mbrojtëse anti-COVID 19 sipas rregullave të kërkuara:

》Të kenë të vendosura maskat mbrojtëse

》Të jenë të vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid ose të kenë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

》Brenda ne stadium të mbajnë distancë fizike.

FC DRITA falënderon tifozët për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

FC DRITA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat