Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Futboll

Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes Dritës dhe Prishtinës, që zhvillohet ne qytetin e Gjilanit.

“Intelektualët” pas dy humbjeve do të synojnë të rikthehen tek fitoret, teksa, kampioni aktual nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, ku pas shtatë ndeshjeve ka vetëm dy fitore.

Në ndeshjen tjetër, Llapi pret Dukagjinin e motivuar pas fitores kundër Dritës.

Skuadra e Llapit gjendet në vendin e fundit në tabelë dhe do të synon që të rikthehet tek rezultatet pozitive.

Tjetër ballafaqim interesant do të jetë edhe ai në mes Feronikelit dhe Ulpianës.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat