Drita - Prishtina, derbi i elitës së futbollit të Kosovës

Futboll

Drita - Prishtina, derbi i elitës së futbollit të Kosovës

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:09
Drita – Prishtina, derbi i elitës së futbollit të Kosovës

Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku përballë janë dy rivalët e vjetër, Drita dhe Prishtina.

Dy skuadrat bardhekaltër kanë një rivalitet të madh mes vete dhe kjo e bën edhe më të bukur derbin që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Ndeshje fantastike na pret edhe në Merdare, ku Llapi pret Dukagjinin.

Llapjanët ende nuk kanë shijuar fitoret këtë edicion dhe një gjë të tillë synojnë ta bëjnë ndaj Dukagjinit që në këtë takim udhëton e motivuar pas triumfit ndaj Dritës.

Feronikeli pret Ulpianën, ku dy skuadrat barazuan në xhiron e fundit dhe duan të rikthehen te fitoret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat