Derbi mes Turqisë e Norvegjisë, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi mes Turqisë e Norvegjisë, ja formacionet e mundshme

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 09:18

​Sot, me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Norvegjisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Turqia dhe Norvegjia gjenden në Grupin G, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Holandës, Malit të Zi, Letonisë dhe Gjibraltarit.

Më ndeshjen e sotme, Turqia rikthehet nga humbja me rezultat të thellë 6:1 nga Holanda, kurse Norvegjia rikthehet nga goleada 5:1 kundër Gjibraltarit.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Turqia zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 11 pikë, dy më pak se kundërshtari i sotëm Norvegjia që pozicionohet në vendin e dytë.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, te Turqia nuk do të paraqiten Soyuncu, Kabak, Kokcu dhe Karaman, kurse Norvegjia do të jetë pa shërbimet e Haaland, Ajer, Svensson, Sorloth dhe King.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Turqia (4-4-2): Bayindir; Celik, Ayhan, Demiral, Muldur; Under, Ozdemir, Tufan, Calhanoglu; Yilmaz, Yazici

Norvegjia (4-3-3): Nyland; Pedersen, Hanche-Olsen, Strandberg, Meling; Fossum, Thorsby, Berg; Odegaard, Thorstvedt, Elyounoussi

20:45 Turqia – Norvegjia (Stadiumi Şukru Saracoglu Spor Kompleksi)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat