Sfida derbi në Tetovë dhe Shkup

Futboll

Sfida derbi në Tetovë dhe Shkup

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:58
Sfida derbi në Tetovë dhe Shkup

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për ndeshjet e çerekfinales në Kupën e Maqedonisë.

Shorti deshi që skuadra e Pelisterit të mirëpret Vardarin, në një takim që dikur ishte derbi i madh i futbollit vendor, ndërsa tani është përballje e ekipit të fundit në Ligën e Parë dhe anëtarit të Ligës së Dytë.

Në sfidat e tjera, mbrojtësi i titullit, skuadra e Sileksit do të takohet me Bregallnicën e Shtipit, ndërsa në Tetovë, do të jetë një derbi i vërtetë, në të cilën Shkëndija do të sfidojë skuadrën e Struga Trim Lum.

Ndërkohë në stadiumin në Gjorçe Petrov, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovin, do të takohet me liderin aktual të Ligës së Parë, skuadrën e FC Shkupit. Kujtojmë se përballjet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, do të zhvillohen më 24 nëntor, në orën 13.00.

Kupa e Maqedonisë- Çerekfinale

Pelisteri – Vardari

Sileksi – Bregallnica Shtip

Shkëndija – Struga Trim Lum

Makedonija Gj.P. – FC Shkupi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat