Partizani-Teuta, derbi shqiptar

Futboll

Partizani-Teuta, derbi shqiptar

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:38
Partizani-Teuta, derbi shqiptar

Java e 10-të e Abissnet Superiore do të hapet me supersfidën Partizani-Teuta.

Ndeshja që do të luhet në Air Albania garanton spektakël me të dyja ekipet që kanë vetëm një objektiv, tre pikët.

Kështu, Partizani kërkon fitoren e dytë në këtë kampionat, pas barazimit 1-1 në sfidën e fundit me Laçin. Ekipi i Ilir Dajës nuk mund të pranojë më hapa fals nëse kërkon të luftoj për diçka më shumë këtë kampionat.

Ndërkohë, te Teuta kërkojnë të përfitojnë nga momenti i keq i Partizanit. Ata ndodhen në vendin e katërt me 13 pikë dhe nuk duan të humbasin më shumë lidhjet me kreun. Sfida do të startojë në 16:45 me të dyja ekipet që pritet të luftojnë shumë fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat