Junior: Ky derbi ka tjetër histori

Futboll

Junior: Ky derbi ka tjetër histori

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:24
Junior: Ky derbi ka tjetër histori

Futbollisti i Partizanit, Stenio Junior ka folur për mediat në vigjilje të derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës ditën e shtunë në orën 19:45. Sulmuesi brazilian i cili shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, theksoi se skuadra është në një moment të mirë ndërsa shton se këtë herë derbi për Partizanin do të ketë një histiori ndryshe nga dy të mëparshmet ku të kuqtë kanë dalë të humbur.

Ndeshja me Kukësin- “Ishte një fitore që e prisnim, një rezultat i madh dhe që na rikthen besimin. Erdhi në një moment të mirë para derbit dhe besoj se do të luftojmë për t’u rikthyer te fitorja ndaj Tiranës që do të na jepte besim sepse deri në këtë moment nuk kemi fituar asgjë.

E dimë se objektivi jonë është të qëndrojmë në tre vendet e para, e kemi në mendjen tonë që Tirana është para por duhet të luftojmë deri në fund për objektivin tonë”.

Vetëm dy ditë kohë për derbin? “Mund të ndikojë, por edhe Tirana ka të njëjtën kohë. Kam shënuar në derbin e fundit, por mendoj se besimi në ekip është i ndryshëm nga e kaluara. Po luajmë mirë dhe po kërkojmë rezultate dhe do të jetë një histori ndryshe ky derbi.

Në këtë moment mendojmë vetëm për objektivin tonë, e dimë që është e vështirë për titull dhe duhet të jemi të sinqertë. Në këtë moment bëjmë mirë të përqendrohemi tek objektivat e klubit”, u shpreh Stenio Junior, transmeton Supersporti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat