Ambasadori i Italisë tregon tifozët që u ndaluan në Tiranë dhe bën thirrje: Mos i jepni birra

Futboll

Ambasadori i Italisë tregon tifozët që u ndaluan në Tiranë dhe bën thirrje: Mos i jepni birra

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:21
Ambasadori i Italisë tregon tifozët që u ndaluan në Tiranë dhe bën thirrje: Mos i jepni birra

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, ka folur sa i përket tifozëve italianë të Romës që nuk janë lejuar të hynë në vendin tonë dhe janë rikthyer sërish në atdhe.

Prej disa ditësh policia shqiptare ka marrë ndihmën e atyre holandez dhe italian, për të pasur më të lehtë menaxhimin dhe njohjen e tifozëve problematik.

“Ata që u ndaluan nuk ishin tifozë. Shumë prej tifozëve u janë gjetur th.ika, shkopinj. Kushdo që shkon në një ndeshje futbolli sikur po shkon në luf.të është kriminel dhe mendoj se nuk ka gjë tjetër për të shtuar.

I bëjmë sugjerim të fort Shqipërisë dhe autoriteteve, mos i jepni alkol në enë qelqi. Holandezët janë të dehur që nga dje dhe kur i ke në këto kushte, janë shumë të rrezikshëm”, tha ambasadori italian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat