Drita, Ferizaj dhe Gjilani, janë në epërsi

Futboll

Drita, Ferizaj dhe Gjilani, janë në epërsi

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2022 Në ora: 15:50
Drita, Ferizaj dhe Gjilani, janë në epërsi

Drita e Gjilanit është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit të Therandës.

Ballkani po luan si vendas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në minutën e 35-të, Simonovski shënoi pas asistimit të Hajzerajt, duke kaluar në epërsi Dritën.

Drita në pjesën e parë goditi edhe tërthorësen, ndërsa në fund të pjesës së parë kapiteni Armend Thaçi huq një rast ideal.

Ferizaj është në epërsi me 2:0 ndaj Llapit të Podujevës.

Astrit Fazliu shënoi nga penalltia në minutën e 29-të dhe Ramush Ramadani (42').

Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Prishtinës, vendasi janë në epërsi! Elton Cale shënoi në minutën e 41-të për Gjilanin, në takimin e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat