Derbi i madh edhe në Superligën e Shqipërisë, përballen Partizani-Tirana

Futboll

Derbi i madh edhe në Superligën e Shqipërisë, përballen Partizani-Tirana

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar pritet të zhvillohet sot edhe në Superligën e Shqipërisë në futboll.

Aty do të ballafaqohen lideri i tabelës Partizani që e pret në shtëpi Tiranën që kërkon të mos bëjë një hap të gabuar për t’u shkëputur nga skuadrat e pjesës së epërme të tabelës, transmeton KosovaPress.

Partizani ka 12 pikë ne vendin e parë, katër më shumë se kundërshtari i sotëm, Tirana e cila renditet në vendin e pestë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat