Manchester United është në krizë

Futboll

Manchester United është në krizë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:45
Logo e Manchester United

Manchester United është në krizë të plotë.

Kundër Crystal Palace në Old Trafford ka ardhur humbja e radhës për Djajtë e Kuq, që janë mundur 1-0 pasditen e të shtunës.

Kjo e këtij sezoni është nisja më e keqe në kampionat në historinë e klubit anglez: vetëm 3 fitore dhe katër humbje në shtatë ndeshje të Premier League, pa llogaritur humbjen kundër Bayern-it në Champions.

Me të vërtetë shumë pak për skuadrën e Ten Hag, stoli i të cilit nuk është aspak i sigurt.

Duken shumë larg triumfet e Sir Alex Ferguson dhe të Djajve të KUq që dominonin në Premier League dhe Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat