Henry “tremb” Realin

Futboll

Henry “tremb” Realin

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:20
Mbappe e Henry

Kylian Mbappe do të jetë një futbollist i lirë në verën e ardhshme dhe të gjithë presin që pas disa vitesh tratativa, francezi të transferohet në Spanjë te Reali i Madridit.

Palët duken më pranë se kurrë duke qenë se pengesat janë zvogëluar, mirëpo ai që stopon gjithçka për momentin është legjenda Thierry Henry.

Ish-sulmuesi i famshëm, shprehet se askush nuk mund të flasë me siguri për një transferim të Mbappe në kryeqytetin spanjoll, teksa trajneri i kombëtares Francës në Lojërat Olimpike kërkon ta ketë në dispozicion yllin 25-vjeçar për të tentuar medaljen e artë.

“Nuk kam folur ende me Mbappe për ta marrë në Lojërat Olimpike. Ato nuk janë data të lira dhe ai duhet të gjejë gjuhën me klubin nëse do që të vijë me kombëtaren. Nuk mund të flas për momentin pasi çfarë t’i them? T’i them që të bëjë luftë me klubin për të ardhur në Lojërat Olimpike?

Nuk mund ta bëj këtë. Aq më tepër që nuk e dimë të ardhmen e tij.

Askush nuk mund ta thotë me siguri se Mbappe do të transferohet te Reali. Nëse kjo ndodh atëherë e kam të sigurt se Reali nuk do të lejojë të luajë në Lojërat Olimpike.

Mbappe është i lirë të zgjedhë vetë skuadrën e ardhshme, por kushdo që e bën të sigurt kalimin e tij te Reali, ju them që gabohet rëndë. Mbappe nuk e ka problem pasi do të shkëlqejë në secilin klub që të shkojë, ai është një monstër”, u shpreh Henry,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat