Milani i Allegrit me hapa kampioni në Serie A

Futboll

Milani i Allegrit me hapa kampioni në Serie A

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 11:12
Pamje nga ndeshja

Milani ka arritur kuotën e 50 pikëve pas 23 ndeshjeve të Serisë A, vetëm për herën e tretë në epokën e tre pikëve për fitore.

Më parë, “kuqezinjtë” e kishin realizuar këtë objektiv në sezonin 2003/04 me 58 pikë dhe në 1995/96 me 50 pikë.

Në të dyja rastet, Milani e mbylli sezonin duke fituar titullin kampion.

Ky statistikë e vendos skuadrën aktuale në një pozitë shumë të veçantë historike.

Forma dhe vazhdimësia e treguar deri tani ushqejnë optimizmin për një tjetër garë të suksesshme për titullin kampion.

Pavarësisht se diferenca me Interin e vendit të parë është 5 pikë, me këto statistika, “kuqezinjtë” e Alegrit, i kanë të gjitha shanset për të synuar titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat