Reali nis përgatitjet për ndeshjen me Bayern-in

Futboll

Reali nis përgatitjet për ndeshjen me Bayern-in

Më: 12 prill 2026 Në ora: 14:52
Pamje nga ndeshja

Real Madrid rikthehet në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e kthimit me Bayern-in e Mynihut.

Të besuarit e Arbeloa-s ishin prezent sot në Valdebebas ku mungoi Kylian Mbappé.

Sulmuesi francez u dëmtua në kokë pas një dyluftimi të ashpër të premten në ndeshjen me Girona-n. Vitor Reis e goditi në ballë ndërsa mjekët ndërhynë menjhëre ëduke qepur plagën.

Sipas klubit spanjoll prezenca e sulmuesit francez nuk është në rrezik dhe se ditën e sotme ai e kishte bërë pushim në dakordësi me trajnerin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat