Skuadra e Interit ka treguar lojë të madhe në Romë, duke i dhënë leksion Lazios me rezultat 3:0.
Zikaltrit treguan nivel të lartë ndaj vendasve.
Futbollisti Martinez shënoi në minutën e 6-të, pastaj Suçiç në atë të 39--tën dhe Mkhitaryan në minutën e 76-të për fitoren e thellë e të kampionit të ri.
Futbollisti Romagnoli u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 59-të, Lazio mbeti me një lojtar më pak.
Lazio është në vend të tetë me 51 pikë të grumbulluara. Interi është në vend të parë me 85 pikë.