Muçin e “tradhtojnë” nervat, ndërhyrje “brutale” kundër Kristjan Asllanit!

Futboll

Muçin e “tradhtojnë” nervat, ndërhyrje “brutale” kundër Kristjan Asllanit!

Më: 9 maj 2026 Në ora: 20:19
Pamje

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Besiktas – Trabzonspor me shifra 1:1, java e 33-të në Superligën turke.

Golat e ndeshjes mbajnë “autorësinë” e Kokcu minuta e 14-të dhe Zubkov pas disa sekondash më vonë.

Në minutën e 22-të, teksa sulmuesi shqiptar Ernest Muçi kishte topin në këmbë, tifozët e Besiktas filluan të vërshëllenin masivisht, tregues se nuk e duan më te ekipi i tyre.

Por rasti më i “zjarrtë”, përkoi me minutën e 37-të, ku ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi i ndërhyri nga mbrapa “egër” mesfushorit të Kombëtares Kristjan Asllani.

Edhe pse ata mbetën të shtrirë për disa sekonda, nuk pati dëmtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat