Messi shkëlqen në fitoren e Inter Miamit

Futboll

Messi shkëlqen në fitoren e Inter Miamit

Më: 9 maj 2026 Në ora: 23:29
Lionel Messi

Lionel Messi ka dhënë një tjetër performancë fantastike në MLS.

Inter Miami ka shënuar fitore 2:4 në udhëtim ndaj Toronto FC, duke u afruar me kreun.

Rodrigo de Paul kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 44-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte një spektakël nga argjentinasi Leo Messi.

Fillimisht, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” asistoi për Luis Suarez në minutën e 56-të.

Më pas, Messi asistoi edhe për Reguilon në minutën e 73-të, para se të shënonte vetë dy minuta më vonë.

Toronto u kundërpërgjigj me dy gola nga Aristizabal, por ishte e pamjaftueshme për të evituar humbjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat