Zbulohen milionat e ‘yjeve’ të Barcelonës dhe Realit

Futboll

Zbulohen milionat e ‘yjeve’ të Barcelonës dhe Realit

Më: 10 maj 2026 Në ora: 17:39
Barcelona e Reali

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk është vetëm përballja më e madhe e futbollit spanjoll, por edhe sfida mes disa prej futbollistëve më të paguar në botë.

Në krye të listës së lojtarëve me pagën më të lartë qëndron Kylian Mbappe.

‘Ylli’ francez i Realit përfiton plot 31.3 milionë euro në vit, ose rreth 600 mijë euro në javë, duke qenë futbollisti më i paguar i “El Clasico”-s.

Pas tij renditet David Alaba me 22.5 milionë euro në sezon, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Robert Lewandowski me nga 20.8 milionë euro në vit.

Sulmuesi polak është lojtari më i paguar i Barcelonës, ndërsa menjëherë pas tij vjen Frenkie de Jong me 19 milionë euro në sezon.

Në listën e ‘yjeve’ me paga të larta bëjnë pjesë edhe emra si Federico Valverde, Rodrygo, Trent Alexander-Arnold, Raphinha dhe talenti i madh i katalanasve, Lamine Yamal, të gjithë me rreth 16.7 milionë euro në vit.

Ndërkohë, mes lojtarëve të Barcelonës spikasin edhe Pedri, Ronald Araujo, Dani Olmo dhe Marcus Rashford, ndërsa te Reali figura të rëndësishme mbeten Thibaut Courtois, Antonio Rudiger, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.

Përballja e madhe në “Camp Nou” pritet të jetë vendimtare për garën e titullit në La Liga, me Barcelonën e Hansi Flick që synon të hedhë hapin final drejt trofeut përballë rivalit historik madrilen.

Lista e pagave të yjeve të “El Clasico”-s

Kylian Mbappe (Real Madridi) – 31.3 milionë euro në vit / 600 mijë euro në javë

David Alaba (Real Madridi) – 22.5 milionë euro në vit / 430 mijë euro në javë

Vinicius Junior (Real Madridi) – 20.8 milionë euro në vit / 400 mijë euro në javë

Jude Bellingham (Real Madridi) – 20.8 milionë euro në vit / 400 mijë euro në javë

Robert Lewandowski (Barcelona) – 20.8 milionë euro në vit / 400 mijë euro në javë

Frenkie de Jong (Barcelona) – 19 milionë euro në vit / 365 mijë euro në javë

Federico Valverde (Real Madridi) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë

Rodrygo (Real Madridi) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë

Trent Alexander-Arnold (Real Madridi) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë

Raphinha (Barcelona) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë

Lamine Yamal (Barcelona) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë

Jules Kounde (Barcelona) – 15.6 milionë euro në vit / 300 mijë euro në javë

Thibaut Courtois (Real Madridi) – 15 milionë euro në vit / 290 mijë euro në javë

Antonio Rudiger (Real Madridi) – 14.5 milionë euro në vit / 280 mijë euro në javë

Eder Militao (Real Madridi) – 14.5 milionë euro në vit / 280 mijë euro në javë

Marcus Rashford (Barcelona) – 14 milionë euro në vit / 269 mijë euro në javë

Eduardo Camavinga (Real Madridi) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë

Pedri (Barcelona) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë

Ronald Araujo (Barcelona) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë

Dani Olmo (Barcelona) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë

Aurelien Tchouameni (Real Madridi) – 10.5 milionë euro në vit / 200 mijë euro në javë

Dani Carvajal (Real Madridi) – 10.5 milionë euro në vit / 200 mijë euro në javë

Ferland Mendy (Real Madridi) – 10.5 milionë euro në vit / 200 mijë euro në javë

Dean Huijsen (Real Madridi) – 9 milionë euro në vit / 173 mijë euro në javë

Fermin Lopez (Barcelona) – 9 milionë euro në vit / 175 mijë euro në javë

Gavi (Barcelona) – 9 milionë euro në vit / 175 mijë euro në javë

Andreas Christensen (Barcelona) – 9 milionë euro në vit / 173 mijë euro në javë

Dani Ceballos (Real Madridi) – 8.5 milionë euro në vit / 160 mijë euro në javë

Alvaro Carreras (Real Madridi) – 7.5 milionë euro në vit / 145 mijë euro në javë

Brahim Diaz (Real Madridi) – 7.2 milionë euro në vit / 140 mijë euro në javë

Raul Asencio (Real Madridi) – 6.3 milionë euro në vit / 120 mijë euro në javë

Joan Garcia (Barcelona) – 6 milionë euro në vit / 115 mijë euro në javë

Eric Garcia (Barcelona) – 6 milionë euro në vit / 115 mijë euro në javë

Ferran Torres (Barcelona) – 5.5 milionë euro në vit / 105 mijë euro në javë

Arda Guler (Real Madridi) – 5.2 milionë euro në vit / 100 mijë euro në javë

Fran Garcia (Real Madridi) – 4.2 milionë euro në vit / 80 mijë euro në javë

Gonzalo Garcia (Real Madridi) – 4 milionë euro në vit / 77 mijë euro në javë

Joao Cancelo (Barcelona) – 4 milionë euro në vit / 77 mijë euro në javë

Pau Cubarsi (Barcelona) – 4 milionë euro në vit / 77 mijë euro në javë

Andriy Lunin (Real Madridi) – 3.5 milionë euro në vit / 67 mijë euro në javë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat