Barcelona hedh në nokaut Real Madridin, feston titullin e kampionit

Futboll

Barcelona hedh në nokaut Real Madridin, feston titullin e kampionit

Nga: K.Goca Më: 10 maj 2026 Në ora: 22:56
Goli i Rashfordit

Barcelona është zyrtarisht kampion i Spanjës për edicionin 2025-2026.

Skuadra katalanase triumfoi para tifozëve të vet me rezultat 2:0 ndaj Real Madridit, në derbin më të madh të futbollit botëror.

Dy rivalët e përbetuar zhvilluan një përballje të jashtëzakonshme, me ritëm të lartë dhe duele të forta deri në fishkëllimën e fundit.

Image

Barcelona

Barcelona tregoi lojë të madhe edhe pse mungoi Lamine Yamal, i lënduar, mungesë që pothuajse nuk u vërejt në lojën e ekipit.

Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të babait të trajnerit Hansi Flick, i cili ndërroi jetë sot.

Image

Në minutën e 9-të, Marcus Rashford realizoi një supergol nga goditja e lirë prej rreth 17 metrash, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës.

Vetëm nëntë minuta më pas, Dani Olmo asistoi me mjeshtëri për Ferran Torres, i cili vulosi fitoren 2:0.

Barcelona shpërtheu në festë duke kremtuar titullin e 29-të kampion në histori. Reali u largua kokulur nga fusha, ndërsa katalanasit kryesojnë tabelën me 91 pikë, kundrejt 77 të madrilenëve në vendin e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat