Inter konfirmon lëndimin e Alessandro Bastonit

Futboll

Inter konfirmon lëndimin e Alessandro Bastonit

Nga: BOTA SOT Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 16:56
Alessandro Bastoni

Interi ka marrë një goditje të rëndësishme në repartin defensiv, pasi ka konfirmuar se Alessandro Bastoni ka pësuar një tërheqje muskulore në kuadricepsin e këmbës së majtë. 

Mbrojtësi i kombëtares së Italisë e pësoi lëndimin gjatë pjesës së parë të përballjes së së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Stuttgartit.

Futbollisti 27-vjeçar u detyrua të largohej para kohe nga fusha, duke shkaktuar menjëherë shqetësim në kampin zikaltër.

Të premten, klubi italian publikoi një komunikatë zyrtare për të sqaruar shkallën e dëmtimit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë Sky Sport Italia, Bastoni pritet të mungojë për të paktën tri javë.

“Bastoni iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të premten në mëngjes, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Stuttgartit.

Pas kontrolleve, Interi publikoi një komunikatë të shkurtër ku bëri të ditur diagnozën”, shkruan “Goal”.

“Alessandro Bastoni iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve klinike dhe diagnostikuese në Institutin Humanitas në Rozzano. Kontrollet zbuluan një tërheqje muskulore në kuadricepsin e këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndeshjen e fundit të vitit në Serie A, Interi do ta zhvillojë më 18 dhjetor në udhëtim ndaj Lecces.

Megjithatë, shqetësimi më i madh lidhet me finalen e Superkupës së Italisë kundër Lazios, e planifikuar për 22 dhjetor. Për shkak të lëndimit, paraqitja e mbrojtësit italian në këtë përballje është seriozisht në dyshim.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat