Bashkimi pëson humbje

Futboll

Bashkimi pëson humbje

Nga: BOTA SOT Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 15:35
Pamje nga ndeshja

Pas triumfit ndaj Arsimit, skuadra e Skopjes ka arritur të regjistrojë edhe fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe në kuadër të xhiros së radhës së kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Skopje triumfuan në udhëtim ndaj Bashkimit në Kumanovë, me rezultat 2:1, falë dy golave të Viktor Angelovit, duke arkëtuar kështu tri pikë shumë të vlefshme.

Golashënuesit e këtij takimi, i cili u zhvillua në një fushë mjaft të rënduar, u shfaqën në pjesën e dytë.

Sipas mediumit maqedonas “SportSport”, në minutën e 57-të, pas një asistimi të bukur nga Gorjan Cvetkov, Angelov realizoi me sukses në një situatë një kundër një, duke kaluar Skopjen në epërsi.

Vetëm tri minuta më vonë, Gordiq asistoi sërish për Angelovin, i cili, edhe pse në rënie, realizoi një goditje të pandalshme drejt portës vendase për 0:2.

Bashkimi më pas u hodh në sulm, duke rrezikuar gjithçka në kërkim të rikthimit në lojë. Mirçevski në minutën e 84-t ngushtoi epërsinë në 1:2, ndërsa në momentet e fundit vendasit arritën të shënonin edhe golin e barazimit, por ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Me këtë fitore, Skopje është në vend të nëntë në kuotën e 10 pikëve, aq sa ka edhe Arsimi (vendi i dhjetë), ndërsa Bashkimi mbetet me katër pikë më shumë dhe renditet në vend të tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat