Fusha e rënduar, Sopoti-Bylis spostohet në Kavajë

Futboll

Fusha e rënduar, Sopoti-Bylis spostohet në Kavajë

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 15:20
Sopoti

Ndeshja Sopoti-Bylis, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, nuk do të luhet në stadiumin e Librazhdit, por në Kavajë.

Rëndimi i fushës nga kushtet e këqija atmosferike kanë bërë që klubi librazhdas të bëjë këtë zgjedhje për sfidën me Bylisin.

“Ju bëjmë me dije se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe rëndimit të gjendjes së fushës së stadiumit në Librazhd, ndeshja Sopoti–Bylis do të luhet në kompleksin sportiv të vjetër Kavajë.

Ndeshja do të luhet më datë 28 nëntor, në orën 13:30.

Ky ndryshim bëhet për të garantuar kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të takimit dhe për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të fushës sonë. Falenderojmë tifozët dhe sportdashësit tanë për mirëkuptimin”, – shkruhet në njoftimin e klubit të Sopotit në faqen zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat