Inter Escaldes shkruan historinë në Evropë

Futboll

Inter Escaldes shkruan historinë në Evropë

Nga: BOTA SOT Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 16:28
Pamje nga ndeshja

Inter Club d'Escaldes ka arritur një sukses historik, duke u bërë skuadra e parë nga Andorra që fiton një ndeshje në një garë evropiane.

Të enjten, skuadra andorrane triumfoi ndaj gjigantit danez, FC Copenhagen, me rezultat 2:0.

Brenda vetëm tre muajve, Inter Club d'Escaldes ka shkruar dy herë historinë e futbollit të Andorrës.

Në fund të gushtit, kampioni i këtij shteti të vogël, i vendosur mes Francës dhe Spanjës, siguroi për herë të parë kualifikimin në fazën kryesore të një gare evropiane.

Turpërim për FC Copenhagenin

Tri ndeshjet e para në Ligën e Konferencës përfunduan me humbje për skuadrën andorrane, por në xhiron e katërt Inter Escaldes arriti të realizojë një tjetër sukses historik.

Duke u konsideruar si një autsajder i madh, skuadra nga Andorra befasoi të gjithë duke mposhtur në shtëpi, në Encamp, FC Copenhagenin me rezultat bindës 2:0.

Për ta kuptuar më mirë përmasën e këtij suksesi, duhet kujtuar se Copenhagen sezonin e kaluar ishte pjesë e Ligës së Kampionëve.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 19-të, kur David Lopez realizoi për 1:0.

Situata u bë edhe më e favorshme për andorranët pas përjashtimit me karton të kuq të Thomas Delaneyt nga radhët e skuadrës daneze.

Duke shfrytëzuar epërsinë numerike, Inter Escaldes arriti ta dyfishojë rezultatin përmes Faysal Chouaib, i cili realizoi për 2:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat