Struga Trim Lum ka pësuar humbje me rezultat 1:0 në udhëtim ndaj Sileksit, në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndeshja u zhvillua në kushte të vështira, pasi për shkak të reshjeve të dendura të shiut, fusha në Kratovë ishte pothuajse e përmbytur.
Golin e vetëm dhe vendimtar të takimit e shënoi Donovi në minutën e 56-të, duke i siguruar Sileksit tri pikët.
Struga Trim Lum kryeson renditjen me 32 pikë.