Për forcimin e kujtesës, ushqimet që ju duhen çdo ditë - Bota Sot
Për forcimin e kujtesës, ushqimet që ju duhen çdo ditë

Këshilla mjekësore

Për forcimin e kujtesës, ushqimet që ju duhen çdo ditë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 01:04
Foto ilustrim

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të vëna? Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përdtishmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje. Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës.

Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkoli, duhanpirja dhe ilaçet.

Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit.

Sëmundjet e rënda te kujtesës, kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor dhe jo thjesht kura natyrale që mund të përgatiten në shtëpi.

Më poshtë do të zbuloni ushqimet që ju nevojiten për një mendje në formë.

Bajamet për kujtesë të mirë 

Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit.

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3  të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve.

Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë.

Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht.

Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.

Rozmarina  për kujtesë të mirë 

Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin.

Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

Pijeni çdo ditë për 3-4 javë.

Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.

Vaji i peshkut

Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit.

Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit.

Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë.

Ushqehuni rregullisht sa të keni munduesi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën.

Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira.

Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...