Shkaqet e problemeve me frymëmarrjen dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Këshilla mjekësore

Shkaqet e problemeve me frymëmarrjen dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:19
ilustrim

Ndjesia e mosmarrjes frymë lirisht është ndjesia më e frikshme që mund të përjetojmë. E njohur nga mjekësia si dispnea – shpeshherë përshkruhet si shtrëngimi intensiv në gjoks apo si ndjesia e mbytjes.

Ushtrime të stërmunduara, temperaturat ekstreme, obeziteti dhe lartësitë e larta, të gjitha këto shkaktojnë probleme me frymëmarrjen tek një person i shëndetshëm. Për çdo arsye tjetër, mungesa me ajër është një shenjë e një problemi mjekësor.

Nëse keni gulçime të pashpjegueshme, sidomos nëse gjenja përkeqësohet krejt papritur, duhet të vizitoheni nga një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkaqet

Rastet më të dëgjuara të gulçimit (mosmarrjes frymë lirisht) janë për arsye të një gjendje shëndetësore të zemrës apo mushkërisë. Zemra dhe mushkëritë janë të përfshira në transportimin e oksigjenit në inde dhe largimin e dyoksidit të karbonit dhe problemeve të këtyre proceseve që ndikojnë në frymëmarrje.

Gulçimet (vështirësi në frymëmarrje) që vjen papritur (e quajtur akute) ka një numër të kufizuar shkaqesh, ku përfshihen:

Astma
Helmimi nga monoksidi i karbonit
Tamponadë kardiake (grumbullon lëngje të tepërta rreth zemrës)
Ataku në zemër
Infarkt
Presioni i ulët i gjakut
Pneumoni
Pneumotoraks
Emboli pulmonare (mpiksja e gjakut në arteriet e mushkërisë)
Humbje të gjakut në mënyrë të papritur
Pengesa e rrugëve të frymëmarrjeve të sipërme (bllokim të kalimit të frymëmarrjes)

Nëse gulçimet zgjasin prej shumë javësh apo më shumë (kronike), gjendja është për shkak të:

Astma
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike
Mosfunksionim i zemrës
Sëmundja intersticionale e mushkërive
Obeziteti

Ka gjendje shëndetësore të tjera të cilat vështirësojnë frymëmarrjen. Këtu përfshijmë:

Probleme me mushkëritë

Kanceri i mushkërisë
Pleuriti (inflamacioni i membranës që mbulon mushkëritë).
Edema pulmonare (lëngje të tepërta në mushkëri)
Fibroza pulmonare
Hipertensioni pulmonar
Sarkodoza (mbledhja e qelizave inflamatore në trup)
Tuberkulozi

Probleme me zemrën

Kardiomiopatia (problemi me muskulin e zemrës)
Aritmi të zemrës (probleme me ritmin e zemrës)
Infarkt
Perikarditi (inflamacion i indeve rreth zemrës)

Probleme të tjera shëndetësore

Anemia
Mbytja
Çrregullime të ankthit
Sindroma e Gulian-Bare

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni gulçime (mosmarrje frymë lirisht) pa pritur dhe ndikon në aftësinë e jetesës, sidomos nëse shoqërohet me dhimbje në kraharor, marramendje apo të vjella, pasi këto mund të jenë shenja të atakut kardiak ose emboli pulmonare.

Lini një vizitë me mjekun nëse:

Keni ënjtje të këmbëve dhe nyjeve
Keni vështirësi në frymëmarrje kur jeni shtrirë
Keni temperaturë të lartë, ethe dhe kollë
Frymëmarrje fishkëllyese
Apo përkeqësim të gjendjes

Për të parandaluar përkeqësimin e gulçimit kini parasysh:

Lini duhanin. Sapo të lini pirjen e duhanit, rrezikshmëria nga sëmundjet e zemrës, mushkërisë dhe nga kanceri fillojnë të ulen, ndonëse keni vite që i keni konsumuar.
Shmangni ambientet e ndotura. Mundohuni të shmangni toksinat mjedisore dhe alergjenët.
Bini nga pesha nëse jeni mbipeshë
Kujdesuni për veten. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, mbajeni nën kontroll
Përgatisni një plan veprimi. Konsultohuni me mjekun për masat që duhet të merrni nëse do të keni përkeqësim të simptomave.
Kontrolloni vazhdimisht pajisjet. Nëse jeni me maskë oksigjeni, sigurohuni që pajisja të punojë siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat