​Vepra artistike të Hotel Grand, shumë shpejt kalojnë në pronësi Ministrisë së Kulturës

Kultura

​Vepra artistike të Hotel Grand, shumë shpejt kalojnë në pronësi Ministrisë së Kulturës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:45
Tolaj është takuar sot me ministrin e Kulturës, Vlora Dumoshi

Drejtori i Agjencisë së Privatizimit, Valon Tolaj është takuar sot me ministrin e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Ata kanë diskutuar për veprat artistike me vlerë që ndodhen në ambientet e hotelit Grand.

Tolaj ka shkruar se përmes bashkëpunimit të AKP dhe Ministrisë së Kulturës, këto vepra artistike shumë shpejt do t'i kalojnë në pronësi Ministrisë së Kulturës.

“Falënderim për bashkëpunimin ministre Vlora Dumoshi dhe zv.minister Halil Matoshi”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat